Mori pagë për 8 vite në 2 ministri? Reagon Eli Fara: Nuk kam marrë kurrë rrogë si drejtoreshë! Paralajmëron përballje ligjore për…

24/07/2021 12:48

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar rreth pretendimeve se ka marrë pagë si drejtoreshë për 8 vite në 2 ministri dhe ka përfituar 65 udhëtime pune me ministrin e asaj kohe Fatmir Mediun.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Fara tha se ndjen neveri ndaj personave që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur dhe hodhi poshtë akuzat se ka qenë drejtoreshë. Këngëtarja tha se ka udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk ka pasur nevojë për shoqërues. Ndërsa për këdo që tenton ta godasë, tha se do të kenë përballje ligjore pasi beson fort tek e vërteta e saj.

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!! Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time!

Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!” – shkroi Eli Fara.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel