Edhe nëse shkojnë vetëm për pak ditë pushime, yjet televizive sigurohen që të kenë me vete të gjitha gjërat që do ju nevojiten. E sigurisht që gardëroba e tyre duhet të jetë me veshje të ndryshme, në mënyrë që asnjë ditë të mos vishen njësoj. Ylli televiziv, Molly Mae Hague, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale gardërobën e saj prej 10 mijë paund, për pushimet në Ibiza.
Influencuesja e “Youtube”-t nuk nguroi aspak që të tregonte shijen dhe stilin e saj shumë të shtrenjtë, përmes fotografive joshëse që ndau me ndjekësit.
Në një foto, ylli i “Love Island” mbante veshur një fustan të “Fendi”, i cili mund të kushtojë 6500 paund. Veshjen e kishte kombinuar me një çantë lëkure prej 2370 paund. Ndërsa në një tjetër pozë, 22-vjeçarja shfaqet e veshur me rroba pak më të lira.
Molly ka veshur një palë xhinse me çmim 170 paund dhe bluzë prej 108 paund. Pasi mbërriti në vilën e ëndrrave në Ibiza, ylli televiziv është shprehur se “lumturia ka arritur nivelin 1000”.
Top Channel