Dua Lipa takohet me Ledri Vulën dhe familjen e tij/ Imazhet e fundit zbulojnë detaje rreth marrëdhënies së tyre

24/07/2021 10:52

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri dhe duket se marrëdhënia e saj me Ledri Vulën është shumë e mirë.

Para disa vitesh, të dy u përfolën se kishin nisur një lidhje dashurie, e cila dyshohet se mori fund për shkak të angazhimeve që kishin të dy palët. Ndonëse Ledri Vula është bërë baba, i ruan kontaktet me Dua Lipën. Këtë e ka treguar partnerja e reperit, Sara Hoxha, e cila ka postuar një fotografi teksa vajza e saj takohej me këngëtaren e famshme.

Ndërsa Ledri postoi një tjetër imazh teksa e bija shfaqej e lumtur pranë këngëtares duke shkruajtur: “Poem Blu takohet me Dua Lipën.”

Këngëtarja nuk hezitoi t’i komentonte “zemra e vogël” dhe bëri tag Ledrin me Sarën. Kujtojmë se nuk është hera e parë që Sara nuk shqetësohet aspak për të kaluarën e Ledrit. Në projektin muzikor “Aman” me ish të dashurën, Dafina Zeqiri, Sara ishte e pranishme në prapaskenë gjatë xhirimeve dhe nuk hezitoi të bënte fotografi me këngëtaren.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel