U bë pjesë e klipit të Capital T, moderatorja Nevina Shtylla rrëfen të vërtetën e marrëdhënies me artistin

23/07/2021 11:16

Moderatorja Nevina Shtylla, e cila prej disa muajsh është shkëputur nga ekrani, u rikthye në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen si modele në projektin muzikor të Capital T të titulluar “Buzëqeshje”.

E ftuar në “Wake Up”, konfirmoi se me Capital T nuk kanë asgjë përtej miqësisë dhe oferta për të qenë pjesë e klipit ishte nga vetë artisti. Nevina rrëfeu se e pranoi për faktin se vinte në versionin filmik ndërsa shtoi se nuk do e shohim më në projekte muzikore.

“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë.

Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.

Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Capital T.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel