Lajmi nuk është ende zyrtar, as nga ana e lojtarit, as nga ana e Genoas, por vendimi duket se është marrë: Goran Pandev nuk do t’i varë këpucët në gozhdë pasi ka vendosur të luajë edhe një vit me skuadrën gjenoveze.

Dëshira për të mos e përfunduar karrierën në një vit pandemik, pa marrë duartrokitje e tifozëve duket se ka qenë vendimtare për zgjatjen e karrierës së futbollit, të paktën deri në qershor 2022.

Pandev aktualisht është i lirë, pas përfundimit të kontratës me Genoan, më 30 qershor, shoqëria nga Liguria gjithmonë e ka lënë derën hapur nëse sulmuesi nga Maqedonia e Veriut nuk do të tërhiqej nga futbolli.

Njëzet vjet në Serinë A për Pandev, përveç vitit te Galatasaray në periudhën 2014/2015. Tani një simbol i Genoas, ekip me të cilin ka luajtur që nga viti 2015 dhe ka shënuar 32 gola. Në Itali debutimin e ka bërë me Anconën, para se të shndërrohej idhull i tifozëve të Lazios.

Është e vështirë, në mos e pamundur, të mendohet një zgjatje e karrierës përtej vitit 2022, duke pasur parasysh që në atë moment vitet në kartën e identitetit do të jenë 38.

Top Channel