“Mbro veten dhe shokët”, Shoqata e Futbollistëve në Itali bën apel për vaksinim

23/07/2021 00:06

Ndërkohë që klubet e ligave kryesore europiane po përgatiten për të startuar sezonin e ri, koronavirusi po kërcënon sërish, duke prekur futbollistë të shumtë në skuadra të ndryshme dhe frika për një tjetër sezon pa tifozë në stadiume vijon të rritet.

Gjithsesi për të shmangur problematikat me futbollistët e skuadrat, Premier League ka vendosur që ta bëjë vaksinimin të detyruar për të gjithë lojtarët pjesëmarrës, ndërsa hapa të ngjashëm po marrin në konsideratë edhe liga të tjera.

Nga ana tjetër në Itali ka qenë Shoqata e Futbollistëve, që nëpërmjet një komunikate zyrtare, u ka kërkuar anëtarëve të saj t’i nënshtrohen vaksinimit, për të mbrojtur veten, shokët e skuadrës dhe familjarët e tyre.

Në Itali klubi i Spezias është shndërruar në një vatër infektimi, pasi deri tani janë plot 8 futbollistë e 4 pjesëtarë të stafit, të prekur nga koronavirusi, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve vijojnë stërvitjen individuale.

Top Channel