Lëvizja e shtetasve në Shqipëri/ Instat publikon shifrat: 2.6 herë më shumë krahasuar me një vit më parë

23/07/2021 13:32

Sipas të dhënave më të fundit të publikuar nga Instat për hyrjen dhe daljen e shtetasve shqiptarë apo atyre të huaj në territorin shqiptar, krahasuar me një vit më parë rezulton me një rritje 2.6 herë.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 është 1.687.919, e rritur me 2.2 herë, na krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instat.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, vendet që kanë hyrjet me të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia, që ka pasur një rritje më të madhe me 13.8 herë dhe Zvicra me 2.7 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 69.65 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ndërsa, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 është 1,703,123, që tregon se është rritur me 23.4$ krahasuar me një vit më parë.

Dalja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori ynë, gjatë muajit qershor të vitit 2021 janë 873.582, duke shënuar një rritje me 2.3 herë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave e Instat.

Top Channel