Evertoni i Rafael Benitez bën goditjen e tretë në këtë merkato verore.

Pas Andros Toënsend dhe Asmir Begovic, klubi nga Liverpooli ka rikthyer në Premier League edhe Demarai Gray.

Ky i fundit pas eksperiencës së shkurtër me Bayer Leverkusen në Bundesliga ku nuk la shenjë, është transferuar sërish në Premier League për të mbajtur veshur një tjetër fanellë me ngjyrë blu por jo më atë të Leicester por fanellën e Everton.

I lindur në Birningham në vitin 1996, Toënsend mund të luajë në të dy krahët e sulmit teksa për kartonin e tij Everton ka shpenzuar 2 milionë euro.

Top Channel