Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 36°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14°C në 29°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel