Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 20080 euro ndërsa ështës proceduar penalisht poseduesen e tyre.
Në dalje të Shqipërisë, është ushtruar kontroll i detajuar në automjetin tip “Jeep” dhe në çantën e 58-vjeçares, të identifikuar me inicialet L.F., pasagjere në mjet, u gjet sasia e konsiderueshme e parave.
Ajo nuk i kishte deklaruar dhe paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Top Channel