Përfundojnë 75% e punimeve në rrugën që lidh Tepelenën me Vlorën, Rama: Në shtator gati

22/07/2021 14:07

75% e punimeve në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën ka përfunduar.

Sipas kryministrit Edi Rama, i cili inspektoi punimet ditën e sotme bashkë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në shtator rruga do të jetë gati.

“Në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën, e cila ka përfunduar 75% të volumit të punimeve. Në shtator rruga do të jetë gati 100%, jo vetëm si një aks i rëndësishëm për fermerët e bujtinat e kësaj zone, por për ta kthyer Tepelenën në një pikë distribucioni të lëvizjes së turistëve”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA