“Në platformën ‘Gati për Shqipërinë’ s’hyn në punë, as miku, as partia e as arka e peshkut” Muzhaqi ironizon Rovena Vodën
22/07/2021 13:42
Zv. Ministrja e Arsimit gjithashtu edhe koordinatorja e platformës “Gati për Shqipërinë”, Bora Muzhaqi ka ironizuar zv.ministren e Brendshme Rovena Vodën, e cila u përfshi në një skemë korrupsioni ditë më parë.
“Në platformën Gati për Shqipërinë, nuk hyn në punë, as miku, as partia, as larg qoftë arka e peshkut”, tha Muzhaqi, duke u nisur nga veprimi i Vodës, e cila kishte marrë një arkë me peshk në këmbim të vendit të punës një avokateje.
Muzhaqi u shpreh se kanë aplikuar 701 të rin nga fusha të ndryshme, ku kryesojnë fushat e ekonomike, jurisprudenca, teknologjia e informacionit etj, duke theksuar se 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe 49% jetojnë brenda vendit.
Top Channel