“Nëse dikush merr vendimin për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ne do të nisim menjëherë fushatën tonë për tërheqjen e njohjeve të saj”, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Komentet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duket se e kanë ngacmuar aq shumë kreun e shteti serb, sa prej dy ditësh ai vazhdon t’i kthehet kësaj teme, këtë radhë me një paralajmërim të hapur.

Kam shumë respekt për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona e do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiç.

Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën. Erdogan u shpreh se do ta diskutojë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mblidhet në vjeshtë. Një ditë më herët, Vuçiç tha se do ta diskutoje vetë temën shqetësuese me Erdoganin.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 e sipas listës së publikuar në faqen e internet të ministrisë së jashtme të saj, deri tani ajo njihet nga 117 vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA