350 kg kokainë u gjetën në një kontejner me kafe në portin e Pireut, si rezultat i një operacioni të kryer nga DEA amerikane dhe skuadrës së krimit ekonomit grek “ZDHOE”.
Sipas informacioneve të para, kokaina ndodhej në një kontejner që kishte mbërritur nga Guatemala në portin e Pireut.
Lënda narkotike ishte e vendosur në disa çanta, në fund të kontejnerit, me qëllim që trafikantët ta gjenin pa humbur kohë dhe ta shkarkonin brenda pak minutave.
Sipas informacioneve të deritanishme, ekipet e posaçme të DEA dhe policisë greke ishin në pritje që kontejneri të tërhiqej prej trafikantëve për disa ditë, por askush nuk u paraqit për ta tërhequr atë, ndaj dhe u vendos që të ndërhyhej.
Deri në këtë moment dihet se droga kishte destinacion një port tjetër në Mesdhe, por ende nuk jepen detaje se për ku do të dërgohej përfundimisht kontejneri me kokainën.
Top Channel