Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket
Miliarderi Jeff Bezos udhëtoi në hapësirë me ekuipazhin në një raketë Neë Shepard duke shënuar një ditë të rëndësishme në kalendar.
Skuadra kaloi kohë të mirë dhe ata u argëtuan duke hedhur topa ping-pongu, duke kapur karamele Skittles dhe duke bërë “akrobaci” në anije.
Bezos themeloi “Blue Origin” në vitin 2000, udhëtoi në hapësirë këtë javë në shoqërinë e vëllait të tij Mark, pionieren e aviacionit 82-vjeçarja Wally Funk, e cila u bë gruaja më e vjetër në hapësirë dhe holandezi tetëmbëdhjetë vjeçar, Olivier Daeman, fituesi i bamirësisë ankand, personi më i ri që ka udhëtuar në hapësirë.
Bezos qëndroi për 11 minuta në hapësirë, ndërsa disa javë para tij të njëjtin udhëtim e realizoi, miliarderi Rchard Branson.
Top Channel