Veliaj shërben drekën, organizohet festa në qendrat sociale për të moshuar

20/07/2021 15:28

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vijoj traditën e viteve më parë duke shërbyer vetë drekën e Kurban Bajramit personave në nevojë.

Ai është kujdesur që në të gjitha qendrat sociale të kryeqytetit të mos mungojë një drekë e veçantë për të moshuarit.

“Nëse ka të moshuar të tjerë, siç është ky komuniteti ynë këtu, që kanë nevojë për ndihmë, bujrum të vijnë këtu. Nëse keni edhe në komunitetin tuaj, keni komshinj, si në qytet dhe në fshat, që janë nevojtarë, hajde ta zgjidhim”, tha Veliaj.

Erion Veliaj tregoi edhe planet e bashkisë për të ardhmen përsa i përket shtimit të shërbimeve sociale në kryeqytet.

“Do bëjmë më shumë qendra të tilla sociale. Sot më vjen mirë që pavarësisht se tërmeti na prishi qendrën në Kombinat, jemi transferuar në ish-Nsharak. Dhe tani që po mbaron qendra në kombinat, është 3 herë më e madhe se ajo që kishim, do të thotë që ne kemi kapacitet për 3 herë më shumë të moshuar, gjyshër dhe gjyshe që t’i trajtomë me respekt”, tha Veliaj.

FOTO GALERI
2/7
Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij Lamborghini që në tetor, duke thënë se ishte krenar për barkën e tij të re.

Top Channel