5 autorët e trafikut të 1.2 ton kokainë në janar të 2020-ës, mes tyre edhe shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.
42-vjeçari shqiptar,i quajtur Aleksandër Pemaj që njihej me nofkën “Kasapi”, në vitin 2010 ishte pjesë e një përplasje të armatosur me policinë në Bajron gjatë së cilës një qytetar humbi jetën.
Grupi i të arrestuarve përbëhej nga 13 persona, ku 8 prej tyre u dënuan me 12 deri në 18 vite burg. Shqiptarët e arrestuar janë Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.
‘Koka’ e transportit të kokainës njihej me nofkën “Mjeku”, i cili me ndihmësin e tij “Kasapin” donin të trafikonin drogën me vlerë 50 milionë euro, e cila ishte ngarkuar në një varkë me vela me emrin “Barracuda Seven” në Shën Vincent të Karaibeve dhe u gjet në një shtëpi në Astakos.
Dy policë morën pjesë në trafik, të cilët kishin emra të koduar, “Triantis” dhe “Stratias”, të cilët fituan besimin e shqiptarit.
Dy policët e fshehtë të Departamentit të Prokurorisë së Drogës të Sigurisë së Atikës ishin infiltruar në organizatën kriminale që nga shtatori i 2018-ës pa e kuptuar statusin e tyre dhe jetuan për gati një vit e gjysmë në varkën me vela.
Sapo ngarkesa e kokainës “shkeli” në tokën greke, një tjetër polic i fshehtë me emrin e koduar “George Grigoriou” depërtoi në qark. Urdhri që ai mori nga anëtarët e qarkut ishte që të shkonte në Prevezë ku ishin anëtarët e tjerë, të gatshëm për mbledhjen që do të bëhej më 24 janar 2020.
Nga këta të fundit ai do të duhej të mblidhte një pjesë të parave të rëna dakord për dorëzimin e drogës.
Sipas medias greke, në Prevezë, “Grigoriou” u takua me grekun P.V. i cili i dha atij një qese letre duke i thënë se nuk e dinte se çfarë përmbante. Kur oficeri i fshehtë u kthye në shërbimin e tij dhe çanta u hap, u zbulua se ajo përmbante 109,550 euro.
Disa orë më vonë dhe pasi u zgjidhën detajet e fundit për pjesën tjetër të parave, takimi ishte në shtëpinë në Astakos ku ishte ruajtur kokaina.
Në momentin që doli një anëtar i trafikut doli, aty ndërhyri policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia prej 1 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma cash prej 231.000 euro, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.
Top Channel