Aksident me një të vdekur në rrugën Rubik-Rrëshen/ Autobusi përplaset me makinën me targa italiane

20/07/2021 17:55

Drejtuesi i një automjeti ka ndërruar jetë pak minuta më parë në në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, është përplasur me një autobus.

Viktima është Hysen Saitaj, shtetas nga Kosova. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:22. “Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës. Në automjet udhëtonin babë e bir. 58-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa djali ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se fuoristrada po lëvizte me shpejtësi tej normave dhe teksa ka tentuar të parakalojë është përplasur me autobusin, që nuk ka mundur të manovrojë

Siç duket nga pamjet, makina është shkatërruar nga goditja e fortë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

FOTO GALERI
3/15

Top Channel