“Të vrasësh kohën”/ Ekspozita e piktorit Adrian Cene në Tiranë

19/07/2021 19:52

Një piktor antikonformist si Adrian Cene vjen me ekspozitën “Killing Time” (Të vrasësh Kohën).

Një piktor i përmasave dhe formave të mëdha. Një piktor që duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve duke marrë parasysh dhe faktin që ai nuk bën një art deco, por ndikimet e tij vijnë nga fovizmi.

Më erdhi një propozim nga COD, më thanë mund të kuroni një piktor, Cenen? Po tashë menjëherë. Ky ishte kontakti i parë me të, pastaj qe një udhëtim tjetër për vendodhjen e artistit, dhe gjatë kohës për ta kërkuar vendosjen e tij gjeta titullin e ekspozitës ‘killing time’, për arsye sepse ishte në periferi, në një situatë kaosi, në një situatë të paemërt, të çuditshme…”, u shpreh kuratori Vladimir Myrtezai.

Kështu kuratori kishte marrë piketën e parë dhe fillesën e një akti kurimi me një personazh interesant Adrian Cenen.

Pashë veprën e tij dhe organizove gjithë hapësirat si do të shfaqej. Në ndryshim nga piktorët e tjerë është si një qitës. Që godet menjëherë me tre tastier”, shton Myrtezai.

Adrian Cene është një artist kontradiktor që në thelb është I lirë. Si një fëmijë që nuk pranon të shkëputet nga atdheu mistik i pikturës.
Kuratori e përcakton si një pistolero që është i gatshëm të mbrojë shkarkesën e tij artistike me çdo çmim.

“Killing time” është një shkarkesë që mban boshtin e një krijimtarie shëtitëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA