“Nuk duam më kufizime”! Protesta në Francë, shkatërrohen qendrat e vaksinimit

19/07/2021 18:26

Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë në mesin e protestave kundër vendimit të qeverisë për rregulla më të ashpra ndaj pandemisë së koronavirusit.

Njëra prej tyre, në juglindje të vendit, u vandalizua gjatë natës e iu vu flaka. Ditën tjetër, një klinikë në jugperëndim u shkatërrua pjesërisht. gjatë fundjavës, më shumë se 100 mijë vetë mbushën rrugët në mbarë Francën duke ngritur zërin ndaj masave që synojnë frenimin e infektimeve në rritje, e që përfshijnë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë si dhe paraqitjen e një certifikate shëndeti për të pasur qasje në shumicën e vendeve publike.

Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të virusit Corona. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuajse të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë, 211 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA