Nga dita e hënë, 19 korriku, nisi java e hapur e vaksinimit të personave mbi 18 vjeç. Do të zgjas plot një javë deri në 25 korrik..
Qendrat do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Ministria e Shëndetësisë thotë se kjo nuk do të jetë e fundit. Do të ketë edhe javë e ditë të tjera të lira për vaksinimin. Do të ketë në terren edhe njësi lëvizëse. Procedura është e tillë, një person I pajisur me kartë identiteti paraqitet pranë Qendrës së tij Shëndetësore, ose Qendrës më të afërt të Vaksinimit dhe bën vaksinën duke ruajtur veten dhe të afërmit. Në gjithë vendin janë kryer mbi 1 milionë vaksina dhe gati gjysma e tyre I kanë kryer të dyja dozat.
“Tani po informohem. Patjetër që do t’i shfrytëzoj këto ditë të hapura. Në familjen time janë vaksinuar të gjithë të rriturit. Vetëm unë kam mbetur.
Jam I sëmurë kronik. Zgjodha ditët e lira, pasi është më lirshëm dhe jo aq vapë.
Shtatori është sa afër edhe larg. Delta është po ashtu kërcënim. Ne e humbëm familjarin tonë. Jemi vaksinuar të dy, vajza jonë 24 vjeç do të vaksinohet në javën e hapur.
Jetoj në Kanada dhe kam bërë vaksinën Pfizer dhe të dytën Moderna. Nuk kisha asnjë lloj problemi. Të tre fëmijët janë vaksinuar. Janë të moshave 13, 15, dhe 20 vjeç. Do t’ua rekomandoja të gjithëve t’i bënin. Shmang transmetimin dhe vdekjen. Është më mirë të kesh mbrojtje.
Unë do të vaksinohem gjatë ditëve të lira. Për fëmijët do të mendohesha pak më shumë. Por besoj se do t’i vaksinoj. Shtatori është sa afër edhe larg. Nuk e duam një izolim të dytë”, shprehen qytetarët.
Top Channel