Kurban Bajrami/ Në tyrbet e Bulqizës nisin ritet e therjes së kurbanëve

19/07/2021 17:20

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në zonën e Bulqizës, qindra banorë të moshave e gjinive të ndryshme kanë marrë pjesë në ritin e therjes së kurbanëve pranë tyrbeve të kësaj treve.

Ndryshe nga zonat e tjera në rrethin e Bulqizës, riti i therjes së kurbaneve bëhet një dite më parë, në tyrbe. Në këto rite kanë marrë pjesë banorëve të fshatrave të Fushë-Bulqizës dhe shumë banorë të ardhur nga vise të tjera, enkas për të festuar këtë ditë të Bajramit të Vogël.

Po ashtu, kanë ardhur edhe banorë të larguar nga këta fshatra.
Tashmë tradita e therjes së kurbaneve në këtë ditë të shënuar, ka hedhur rrënjë të thella në këto fshatra, ku gërshetohet një pjesëmarrje e gjerë e gjithë grup-moshave, duke e kthyer këtë ditë në një festë gjithë popullore.

Pas ritit të therjes së kurbanëve, nëpër kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit te personat e pranishëm.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel