Trofetë e festivalit të Kanës/ “Titane”, i konsideruar si filmi më i çuditshëm nga kritikët mori çmimin e madh

18/07/2021 19:13

Festivali i 74-të i Kanës ka dhuruar spektakël për artdashësit e kinematografisë e publikun e gjerë, pas një viti pauzë për shkak të pandemisë së Covid 19.

Titane, i konsideruar nga kritikët si film çuditshëm i mbushur me seks dhe dhunë, ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Filmit të Kanës 2021.

Regjisorja Julie Ducournau është gruaja e dytë që ka marrë Palmën e Artë dhe femra e parë që e fitoi atë e vetme.

“Mendoj se është e rëndësishme të sjellësh filma të këtij zhanri në festivalet gjeneraliste, sepse  kjo është  mënyra më e mirë për të edukuar publikun me një peizah më të gjerë filmash”, tha Julia Ducournau.

Çmimi u zbulua para kohe nga regjisori amerikan Spike Lee në fillim të ceremonisë të së shtunës. Filmi, tregon historinë e një vrasëseje të re, pasi i mbijetoi një aksidenti fëmijërie dhe cilësohet si një filmat më tronditës të shfaqur ndonjëherë në festival.

Organizatorët u kujdesën për respektimin e masave anti Covid, që përfshinin mbajtjen e maskave gjatë shfaqjeve dhe testeve të shpeshta të Covid 19 për të pranishmit.

Si gjithnjë në evente të tilla, nuk munguan paraqitjet plot shkëlqim dhe elegancë nga artistët.

Grand Prix rrëmbeu çmimin e dytë më prestigjioz i festivalit.

Leos Carax fitoi regjinë më të mirë për muzikorin Annette, në të cilin luajnë Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Aktori Caleb Landry Jones mori në shtëpi çmimin kryesor të aktorit mashkull për rolin e tij në Nitram – i cili përqendrohet rreth një xhirimi masiv në 1996 në Australi.

Në tapetin e kuq, i pranishëm ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shoqëruar nga familja e tij. Kosova u përfaqësua në Kanë me filmin “Pa vend”, për të cilin kryeministri tha  se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA