Vajza e një prej vëllezërve Myslymi tregon zanafillën e problemit me pronat, paralajmëron: Çështjen do ta dërgojmë në SPAK

17/07/2021 11:42

Vajza e një prej vëllezërve Myslymi ka treguar zanafillën e problemit që ata kanë hasur me pronat dhe që Gjykata sot mori vendimin për të lënë në arrest shtëpie dy vëllezër dhe në arrest me burg vëllain e tretë.

Teksa pretendon se në Gjykatë ka pasur edhe shtrembërim të fakteve, vajza thotë se kjo çështje tashmë do të dërgohet në SPAK.

Vajza e një prej të arrestuarve: Ka përfunduar seanca gjyqësore dhe vendimi ishte se dy prej vëllezërve dolën me arrest shtëpie dhe një arrest me burg. ka pasur gjatë gjykimit shtrembërim të fakteve sepse është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Në burg duhet të qëndronte Elmaz Myslymi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur Fatos Myslymin.

Problemi i pronës sonë e ka zanafillën në 2010 kemi lidhur një kontratë shkëmbimi me dy firma ndërtuese, përkatësisht firma trial SHPK me administrator Kreshnik Tepelena që sot është nëndrejtor i Portit të Vlorës dhe është këshilltar në këshillin Bashkiak dhe në 2017 ka qenë drejtor i KSHA-së në Vlorë. Administratori tjetër që kemi lidhur kontratë shkëmbimi është Adem Shehaj. Në 2015 pronat tona janë shitur nga 2-3 dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me pronën në fjalë. Sipas ligjit që shprehet hapur që personi i parë që ka të drejtë dhe e zotëron pronën nuk mund ta zotërojë një person i dytë.

Në do ta çojmë në SPAk këtë çështje, megjithëse ne mendonim se do ta fitonim këtë gjyq, por do ti shkojmë deri në fund. është hera e parë që ndeshemi me një shkelje aq flagrante të ligjit.

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA