Masakruesi i grave në Hollywood, Michael Gargiulo, dënohet me vdekje në SHBA (fotot)

17/07/2021 18:04

Një burrë i njohur nga mediat amerikane si “Masakruesi i Hollywood” është dënuar sot me vdekje për vrasjen dy grave në vitet 2000.

Të afërmit e viktimave fshinin lotët  kur gjykatësi i Los Angeles dha verdiktin për Michael Gargiulo.

22 vjecarja Ashley Ellerin, e 32 vjeçarja Maria Bruno, u qëlluan për vdekje me thikë prej tij, në shtëpitë e tyre në Kaliforni.

Gargiulo u kap kur një tjetër viktimë e mundshme, asokohe 26 vjeçarja Michelle Murphy, arriti t’i shpëtonte sulmit të tij.

Vrasësi gjithashtu arriti të largohen nga vendngjarja, por la pas një rrjedhë gjaku, prej së cilës u identifikua nga policia.

Zonjusha Murphy dëshmoi kundër tij në gjyq, teksa e përlotur tha se “kur kaloj natën vetëm, një botë frike krijohet për mua” edhe më shumë se një dekadë më vonë.

Gargiulo u dënua për dy vrasje dhe një tentativë vrasjeje në 2019, ndërsa vijon të pretendojë se është i pafajshëm.

Ai tashmë pritet në një tjetër gjyq në shtetin e Illinois, ku do të gjykohet për vrasjen e një vajze 18-vjeçare në 1993.

Vrasjet e Kalifornisë tërhoqën asokohe vëmendje globale pasi një prej viktimave, Ellerin natën e vdekjes së saj në shkurt 2001 do të dilte në takim me aktorin e njohur amerikan Ashton Kutcher.

Aktori dëshmoi në gjyq duke thënë se kishte shkuar në shtëpinë e Ellerin dhe kur ajo nuk ishte përgjigjur kishte parë nga dritarja ato që dukeshin si njolla vere në dysheme, para se të largohej.

Ellerin u gjet e vdekur të nesërmen me 47 plagë thike.

Gargiulo vrau gjithashtu zonjën Bruno, nënë e katër fëmijëve, në dhjetor 2005. Ajo ishte fqinje e Gargiulo, i cili e kishte masakruar me thikë teksa flinte, thanë prokurorët.

Ndërsa tre vjet më vonë, ishte zonja Murphy që u zgjua në shtëpinë e saj në Santa Monica teksa Gargiulo i kishte hipur sipër. Ai e kishte goditur me thikë por gruaja mrekullisht kishte arritur të shpëtonte.

Duke dhënë dënimin, gjykatësi Larry Paul Fidler tha: “Kudo që zoti Gargiulo shkonte, mbillte vdekje e shkatërrim.”

FOTO GALERI
1/7
Të afërmit e viktimave fshinin lotët kur gjykatësi i Los Angeles dha denim me vdekje për Michael Gargiulo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA