Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 24 persona, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e SPAK që zbardh aktivitetin e paligjshëm të tyre.
Të akuzuarit Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi, Arselda Memaj janë personat e akuzuar që mblidhnin migrantët shqiptarë klandestinë, i siguronin vendin se në cilën linjë transporti rrugore apo ajrore do të udhëtonin, i udhëzonin ata si të vepronin dhe kujdeseshin që migrantët të arrinin në destinacionet e duhura. Dyshohet se migrantëve këtu në Shqipëri u kërkohej që të dorëzonin shuma të konsiderueshme parash.
Nga dosja që gazetarja Hoxha ka siguruar pranë burimeve të saj në SPAK del në pah fakti se si personat në tentativa për të migruar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve, përdornin dokumente të falsifikuara nën emra shtetasish joshqiptarë.
Personat që përdornin mjete identifikimi të falsifikuara:
Arba S. me një pasaportë amerikane në Marok më datë 16.02.2019, e më pas me një pasaportë sllovene në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019.
Adriatik L. me një pasaportë sllovene në Montreal (Kanada) më 29.11. 2019.
Ardit B. me një pasaportë kroate në Montreal (Kanada) më 29.11. 2019.
Rafael D.me vizë amerikane të aplikuar në Prishtinë (Kosovë).
Anis P. e Sabajete D. me viza të Mbretërisë së Bashkuar më datë 06.12.2019 në Angli.
Klajdi Ll. e Elvis D. me pasaporta sllovake më 08.11.2019 në aeroportin “Stansted” Londër.
Mirlind A. me pasaportë sllovake më 05.12.2019 në aeroportin “Ciampino” Romë.
Gledison Gj. me pasaportë italiane në Spanjë më datë 30.12.2019.
Admir S. me pasaportë italiane e patentë më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali).
Jetnor K.me dokumenta italiane më 30.12.2019 në Berlin (Gjermani).
Kristaq L. e Luljeta.L me dokumenta Çeke në Spanjë më datë 23.01.2020 në Itali.
Marius F. me dokumenta çeke në Spanjë më datë 23.01.2020.
Drilon D. me dokumenta italiane në Mbretërinë e Gjibraltarit më datë 22.01.2020. Eneida B. Me dokumenta sllovene më 26.01.2020 në Malpensa (Itali).
Armand C, me dokumenta sllovene në Xhenova (Itali) më 28.01.2020.
Drini H. me dokumenta greke në aeroportin e Barcelonës më datë 10.02.2020.
Altin Gj. me dokumenta rumune më 28.02.2020 në pikën ë kntrollit kufitar “Hani i Elezit” (Kosovë).
Dylber A. me dokumenta rumune në aeroportin e Bilbaos më 01.03.2020.
Çfarë iu gjet në telefonat celular disa prej të akuzuarve?
Po ashtu bëhet e ditur se disa të akuzuarve për grup të strukturuar kriminal u janë gjetur në telefona celular, video me pamje dokumentesh të falsifikuara, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi,foto rezervim fluturimi, foto dhe imazhe të Boarding pas, foto rezervim hoteli etj.
Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë përdorur njohjet në Agjencinë “metro travel” për rezervimin e biletave dhe rezervimin e hoteleve në vende të BE-së, i dhe agjencitë turistike “Firenze Lines” e “Pati Lines” pë të bërë transport të dokumenteve të falsifikuara në drejtim të vendeve Europiane Shengen.
Top Channel