22/12 20:40
Çifti i dashur për publikun, Can Yaman dhe Diletta Leotta janë në qendër të faqeve rozë. Ata janë tepër të pëlqyer, por nuk i shpëtojnë paparacëve edhe kur shijojnë pushimet.
Të dy janë fotografuar në momente imtime në një jaht luksoz në Bodrum. Gazetarja sportive dhe aktori turk me origjinë shqiptare duket se shkëmbejnë puthje të nxehta. Prej disa kohësh ata ndodhen në Turqi. Atje panë ndeshjet e Euro 2020 me miqtë dhe festuan fitoren e Italisë ndaj Anglisë.
Kujtojmë se para pak ditësh dyshja kanë darkuar në një restorant në Turqi së bashku me prindërit e Can. Edhe në atë moment nuk i shpëtuan paparacëve dhe Can duket se tërhiqte Dilettën për tu larguar sa më shpejt nga kamerat.
Top Channel