Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë kanë mbërritur 340 mijë doza të vaksinës Coronavac.

Këtë lajm Rama e bëri publik në profilin e tij në Facebook. Numri total i vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë tani ka shkuar në 1,578,790.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë

FOTO GALERI
2/9

Top Channel