Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të ndryshojë statutin e partisë, ndërsa ditën e sotme anëtarët janë mbledhur në selinë blu për t’i diskutuar.
Ata kanë parakaluar para godinës së selisë, ndërsa është vënë re veshja e tyre verore me ngjyra të hapura dhe lule.
Jorida Tabaku zgjodhi të paraqitet në mbledhjen e sotme me pantallona klasike ngjyrë pudër dhe një bluzë gri duke i kombinuar me shapka me takë.
Grida Duma, e cila njihet për veshjet e saj në të njëjtën linjë me modën e fundit zgjodhi të shkonte me një bluzë të zezë dhe fund me bel të lartë dhe të ngushtë me lule.
Kreu i partisë, Basha nuk kishte dalë nga linja e tij e përhershme, ndërsa preferoi të paraqitej me një këmishë me vija, xhaketë blu dhe pantallona bezhë.
Basha dukej i buzëqeshur, ndërsa ishte shumë i zënë duke komunikuar me telefonin e tij.
Top Channel