IKMT fiton luftën me “Kalin e Trojës” në Elbasan, pamjet e shembjes së objektit të ndërtuar pa leje

14/07/2021 11:09

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme është shembur “Kali i Trojës” në qytetin e Elbasanit.

Objekti ishte ndërtuar pa leje në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.

Kujtojmë që në vitin 2015 gjithashtu INUK tentoi që të shembte “Kalin e Trojës” që ndodhet në Elbasan, por dështoi, pasi një fadromë u rrëzua ndërsa po tentonte që ta rrëzonte.

Top Channel