Lionel Messi do të jetë lojtar i Barcelonës të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme.
Marrëveshja e re, sipas “L’Esportiu”, do të bëhet zyrtare midis kësaj të enjte dhe të premtes, pas dakordësisë që u arrit në javët e fundit mes presidentit Joan Laportas dhe Mateu Alemany-t, drejtorit të futbollit të Barcelonës, dhe Javier Tebasit, presidentit të LaLigas.
Në fakt, siç ka mësuar “El Mundo Deportivo”, te Barça presin që LaLiga të japë “ok”-in në orët në vazhdim, për të vijuar më pas me njoftim zyrtar për kontratën e re të Messit.
Pesë vjet kontratë: kjo është formula që ka gjetur Barça për të qenë në gjendje që të federojë Leon në LaLiga, duke pasur parasysh kufirin e pagave që klubi ka për këtë sezon.
Edhe pse në “Camp Nou” janë të vetëdijshëm se Leo me siguri nuk do ta përfundojë kontratën e tij duke luajtur deri në vitin 2026, “ylli” argjentinas do të paguhet shtrenjtë duke shërbyer si ambasador i klubit “blaugrana” në Shtetet e Bashkuara, ku ai planifikon të përfundojë karrierën si një futbollist.
Sipas “L’Esportiu”, klauzola e re e Messit do të jetë 600 milion euro dhe përveçse një bonusi për rinovimin do të përfitojë një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, një shifër shumë më e ulët se ajo që përfitonte nga marrëveshja e fundit e nënshkruar në vitin 2017 me ish-presidentin Bartomeu.
Top Channel