Pas përfundimit të çdo turneu përpilohet formacioni ideal i evenimentit dhe kjo padyshim që ndodhi edhe me Euro 2020.
UEFA publikoi skuadrën e Evropianit që sapo u mbyll me triumfin e Italisë në finalen e 11 korrikut në Wembley të Londrës.
Kështu që është e natyrshme që në formacionin ideal të Evropianit të dominojë përfaqësuesja italiane që ka 5 futbollistë në të. Në portë padyshim që është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i shpallur edhe si futbollisti më i mirë i Turneut.
në mbrojtje ka një ndërthurje të dy skuadrave finaliste, Walker e maguire të Anglisë dhe Bonucci e Leonardo Spinazzola të Italisë. Ky i fundit spikati në këtë turne pavarësisht dëmtimit, madje ishte edhe futbollisti më i shpejtë i turneut. Mesfusha komandohet nga Jorginho i Italisë i shoqëruar nga Hojbjerg i Danimarkës dhe 18 vjeçari Pedri i Spanjës.
Në repartin e sulmit, Federico Chiesa e fitoi me meritë një vend në formacionin ideal të Evropianit dhe përkrah tij janë pikërisht sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku dhe padyshim Raheem Sterling i Anglisë.
Top Channel