Këngëtarja Fifi u shfaq e përlotur në një video në rrjete para disa ditësh teksa po dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj.

Fifi nuk dha detaje, thjeshta shkroi se loti e cliron, por nuk e lehtëson. Ndër të tjera tha se kënga i jep ndjenjën sikur i është mbledhur një lëmsh në fyt.

 “Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Ndërkohë së fundmi gjatë një bisede me ndjekësit, Fifi ka sqaruar se si qëndron ë vërteta pas kësaj videoje. Fifi tregoi se lotët i erdhën nga era e trupit të atij që i kishte ngelur në rroba, por nuk zbulon detaje rreth personit.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, është përgjigjur Fifi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel