Autobusi me turistë merr flakë në ecje drejt Kalasë së Beratit, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në motor Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin pasaportën.
Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Top Channel, duket se një numër i madh njerëzish është në pritje ndërsa justifikimi që i vjen për vonesat është se kanë mungesë stafi.
“Po na trajtojnë më keq se delet në ambasadën shqiptare në Romë. Njerëzit që presin në radhë nga 4 ose 5 orë… Kam dhënë rivecutën për të tërhequr pasaportën prej dy orësh dhe akoma s’të japin një përgjigje. Po trajtohemi si kafshë, si varfanjakë në mes të Romës.
A ju duket normale kjo situatë? Ju lutem paraqisni hallet reale të njerëzve, po përballemi me super arrogancë dhe në sportelet e ambasadës ku kanë të drejtë të na përgjigjen si duhet dhe me përpikmëri se paguhen nga lekët e taksapaguesve shqiptarë. Justifikimi i tyre është se nuk kanë personel. Kështu do hyjmë në Europë ne?” – shkruan qytetari në “Ti Raporton.”
Top Channel