Modelja e guximshme, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me ‘selfie-n’ e fundit kur bie nga ujëvara (fotot)

13/07/2021 16:43

Një modele e guximshme e rrjeteve sociale ka rënë drejt vdekjes së saj teksa bënte foto me miqtë, në buzën e një ujëvare.

32 vjeçarja Sofia Cheung, ra nga lartësia 6 metra në ujëvarën Tsing Dai pranë qytetit Yuen Long, të dielën në Hong Kong.

‘Ylli’ i  Instagram ishte nisur me tre miq për një ditë pushimi në parkun natyror Ha Pak Lai, por teksa Sofia bënte foto në anë të ujëvarës, asaj i rrëshkiti këmba dhe ra në ujin poshtë shkëmbit.

E reja u dërgua në spitalin e Hong Kong por u shpall e vdekur.

Zona e parkut Ha Pak Lai, pranë malit ‘Pineapple’ është një vend i frekuentuar nga turistët, veçanërisht për perëndimet e saj.

Sofia kishte një reputacion për fotot e saj guximtare, të bëra në aventura të rrezikshme si duke u ngjitur në anë humnerash apo male të thepisura, të cilat i postonte për 6,000 ndjekësit në Instagram.

Llogaria e saj është e mbushur me foto të rrezikshme, thuajse në rënie.

Ndërsa foto e saj e postuar e fundit më 9 korrik, ishte mbushur me mesazhe ngushëllimesh.

Foton e ndjera e shoqëronte me mesazhin: “Ditë më të mira do të vijnë, ato quhen e shtuna dhe e diela!”.

Përdoruesja e Instagram, ‘Ellah_d_explorer’ shkruante: “Mendoja se ditë më të mira do të vinin me të shtunë e të dielën. Do të të dua përgjithmonë, prehu në paqe e bukura Sofia.”

FOTO GALERI
1/6
Sofia ishte modele e guximshme, e njohur për fotot e lartësive

Top Channel