Libohova ka çelur stinën e eventeve të verës me një aktivitet muzikor të qendrës kulturore të fëmijëve “ Haxhi Selfo”.
Janë rreth 20 fëmijë që vijuan të marrin mësime edhe përgjatë pandemisë për t’ja dalë të japin një seri koncertesh shëtitëse në disa qytete.
Vetë fëmijët e kishin pritur gjatë këtë mundësi dhe kanë qenë të kënaqur me mikpritjen e qytetarëve dhe vizitorëve në Libohovë
Gentian Selfo drejtuesi i qendrës njoftoi një stinë të gjatë eventesh muzikore live me pjesëmarrjen e fëmijëve.
Megjithë vështirësitë e lidhura me tkurrjen e lindjeve dhe emigrimin e popullsisë ekipi i muzikantëve lokalë ja ka dalë që të gjejë talente në kopshte e shkolla. Bashkë me fëmijët ata po i bëjnë dhuratë qyteteve të ndryshme këtë verë një seri koncertesh që ndërthurin këngën me vallen e polifoninë.
Top Channel