Komisioni Rregullator certifikoi fituesin e parlamentareve 2021. Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në rang kombëtar, u kontestua deri në momentin e fundit, fillimisht nga anëtarët e Komisionit të zgjedhur me votat e opozitës, të cilët deklaruan votën e tyre kundër.
Çakaj: A është ky rezultat i zgjedhjeve pasqyra reale e zgjedhësve shqiptar? JO! Janë 4 arsye. Së pari mohimi i votimit të emigrantëve. Shpërndarja e parave të tërmetit. Përdorimi i të dhënave të zgjedhësve shqiptar bashkë. Qershia mbi tortë propaganda me vaksinat. Vota ime kundër rezultatit të zgjedhjeve.
Vukaj: Paraja e pisët u përdor nga subjektet pa program. Humbësit e zgjedhjeve PD-LSI refuzuan të pranojnë rezultatin e zgjedhje duke shpresuar në reflektimin e anëtarëve të Rregullatorit.
Kaso: Ky proces u deformua nga partia në pushtet. Minimalja që duhet të bëni është të shprehni kontestimin tuaj me votë ndaj një procesi të deformuar.
Kaziaj: Prisni vendimin e gjykatës Kushtetuese pastaj merrni vendim final.
Salianji: Dua të falendëroj zgjedhësit me një citim të z. Lulzim Basha. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kolegji Zgjedhor ka vendosur, tani ju takon ju të vendosni. Komisioni Rregullator nuk mund të dalë mbi gjykatën.
Mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve nga ana e opozitës nuk e ndali shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në rang vendi.
Vukaj: 3 me 2 miratohet shpallja e rezultatit ne rang vendi
Zgjedhjet prodhuan 74 mandate për Partinë Socialiste, e ndjekur nga koalicioni i PD-së me 59 deputetë. Katër ulëse në Kuvend do i takojnë Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa 3 PSD-së që drejtohet nga Tom Doshi.
Top Channel