“Jam përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçare nga disa persona”/ Miss-i shqiptar rrëfen momentet e tmerrit

13/07/2021 18:39

Miss Universe Kosovo është zgjedhur bukuroshja Tuti Sejdiu. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në ShBA.

Por së fundmi Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrëqethëse.

 “Arsyeja që kam ardh në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardh dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, tha ajo.

Bukuroshja ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg pasi kërkoi drejtësi për të bijën.

 “Po e shoh familjen time, vetëm një karrige të zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, është shprehur ajo.

Tuti ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare kur është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

 “Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu në një intervistë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel