Zjarr në Lushnje, 10 hektarë tokë përfshihen nga flakët/ Pamje nga aksioni i zjarrfikësve

12/07/2021 13:36

Një zjarr ka rënë në tokat e Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje duke përfshirë 10 hektarë toke me kashtë.

Zjarri ka rrezikuar disa banesa anës këtyre sipërfaqeve të tokave të qendrave.

Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse të Divjakës.

Top Channel