Shkollat, është koha për regjistrim/ Filloi shpërndarja e dëftesave për vitin shkollor që përfundoi

12/07/2021 15:43

Rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë vendin iu rikthyen shkollave, por këtë herë për të bërë shkëputjen përfundimtare prej tyre, duke marrë dëftesën.

Aplikimi për shkollën e mesme, do të kryhet për herë të parë, në bazë të një projekti pilot, përmes platformës digjitale e-Albania. Aplikimi nisi në fillim të korrikut dhe mbyllet në mes të muajit. Për këtë arsye nxënës e prindër po nxitojnë ta marrin sa më parë dokumentin dhe ta kryejnë procesin.

Aplikimet kanë nisur, por ne nuk e kishim marrë ende dëftesën. Kemi afat deri në mes të korrikut, mesa jam i informuar. Do të nxitoj, do futem që sot ta kryej aplikimin”, tregon nxënësi.

Djali ka dalë me nota maksimale dhe fletë lavdërimi. Ka mësuar gjithë kohën si pandemi dhe në kohë normale, kështu që ishim të përgatitur për rezultatet. Ne për ata punojmë dhe nuk ka shpërblim më të madh, sesa kur e finalizojnë shkollën me këto nota”, shprehet një prind.

Na kanë mbetur edhe 3 ditë për aplikim, nuk na mjaftojnë, por nuk do të humbasim kohë, do të aplikojmë direkt”.

Po na u vonuan shumë dëftesat. Sistemi është i ngarkuar. Shpresojmë ta shtyjnë edhe pak afatin”.

Unë të mesmen do ta kryej tek gjimnazi “Partizani”. Atje më takon më zonë banimi dhe atje dua edhe vetë”, thotë një tjetër nxënës.

Top Channel