Pas përfundimit të ndeshjes finale të Evropianit, ku Italia rrëmbeu trofeun, qytetarët shkodranë kanë dalë në rrugë të festojnë.
Me flamuj në duar, tifozët italianë këndojnë e brohorasin për Italinë. Këmbësorët, makinat dhe biçikletat kanë krijuar atmosferë dhe gjallëri në qytet. Megjithatë, të pranishëm janë dhe forca të shumta police, për të ruajtur rendin dhe rregullin mes turmave.
“Axurrët” fituan sot kupën e dytë të kampionatit europian të futbollit. Koha e rregullt e lojës përfundoi me barazimin 1-1, kështu që u deshën penalltitë për të vendosur fituesin.
Italianët mbyllën gjithçka me rezultatet 3 me 2 në 11-metërsha ndaj Anglisë. “3 luanët” edhe pse shumë pranë, sërish nuk ia dolën të rrëmbejnë trofeun.
Top Channel