Italia i dha fund pritjes 5- vjeçare, duke fituar titullin e dytë evropian në historinë e saj, teksa në mitikun Wembley mundi Anglinë në finale me penallti.
Padyshim që në median italiane entuziazmi është në nivelet më të larta. Kështu, ‘gazzetta Dello Sport’ shkruan: Tepër e bukur, Italia, Kampione e Evropës. ndërsa Corriere dello Sport del në faqen e parë me titullin: Është e jona, duke iu referuar kupës. Anglia humbet me penallti, Italia në rrugë për të festuar kupën.
Tuttosport publikon: Jemi vetëm ne. Italia Kampione e Evropës, mund Anglinë me penallti. Suksesi i madh i Italisë padyshim që pushton edhe mediet josportive në Itali. Kështu ‘Corriere Della Sera‘ shkruan: Kampionët jemi ne. Finale epike në Wembley e zjarrtë. Italia shkon në disavantazh pasi barazon dhe me penallti mund Anglinë. Shpërthen festa.
Ndërsa te La Repubblica lexohet: Evropa është e jona. Italia pushton Wembley dhe është kampione pas 53 vitesh.
Në median britanike, më shumë sesa për zhgënjim, u shfaq krenaria për arritjen e madhe të “Tre Luanëve”, që luajtën finalen e parë Evropiane dhe të parën në turne madhor pas 55 vitesh.
“Ishim kaq afër”, shkruante The Guardian në faqen e parë, ndërsa te Metro lexohej: Luanët na bë në krenarë.
‘Mirror‘ publikonte artikullin: Thyerje zemre, Luanët e guximshëm humbën me penallti, por na bënë krenarë, ndërsa te The Times lexohet: Mallkimi i penalltive i mohon ëndrrën Anglisë. Nuk mund të mungonte komenti i Daily Mail që shkruante: Gjithçka mbyllet me lot. Zemërluanë deri në fund. Luftëtarët e Southgate humbasin në serinë zemërthyese të penalltive…përsëri.
Padyshim që triumfi i Italisë në evropian pati jehonë edhe në media të tjera në Evropë. L’Equipe i përkufizon italianët të pamposhtur; ‘Të pathyer në 34 ndeshje italianët fituan titullin e dytë evropian’, shkruhej në nëntitullin e kësaj të përditshmeje.
Në Spanjë, AS shkruan: Bravissima, duke përdorur një frazë në gjuhën italiane. ndërsa Marca publikon: Wembleyazo, Italia pushton tempullin e futbollit anglez dhe rrëmben titullin evropian!
Top Channel