Gruaja lidhet me izolant gjatë fluturimit pasi kafshoi stjuardesën e tentoi të hapte derën e avionit (pamjet)

12/07/2021 18:11

Një fluturim i linjave American Airlines u kthye në një dramë surreale kur një pasagjere e trazuar tentoi të hapte derën e avionit.

Fluturim i zakonshëm nga Dallas, Texas drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut u kthye shpejt në një skenat të denjë për filmat e Hollywood kur gruaja raportohet se i kishte thënë pasagjerit pranë saj  se nuk donte më që avioni të fluturonte.” 

Gruaja e çuditshme kishte vijuar të bëhej gjithnjë e më e acaruar megjithse burri i ulur pranë saj dhe asistentët e fluturimit përpiqeshin ta qetësonin, por asgjë nuk kishte funksionuar, tregon një nga pasagjerët e fluturimit, që foli më pas me mediat.

Gruaja në të 30-at më pas ishte ngritur nga sedilja e saj dhe tentoi të hapte derën e avionit. Por ajo shpejt u mund nga asistentët e fluturimit që e imobilizuan përtokë, dhe më pas ia lidhën gjymtyrët me kapëse e ngjitëse në sediljen e saj, tregojnë dëshmitarët.

Pasagjerët e ulur në rreshtat e parë u udhëzuan të zhvendoseshin në mënyrë që stafi të lidhte gruan e rrezikshme në vendin e saj.

Dëshmitarët thanë se piloti foli në sistemin e zërit për të nxitur njerëzit të qëndronin në vendet e tyre për të qetësuar njësituatë të keqe në avion.

American Airlines konfirmoi më vonë incidentin e rëndë duke shpjeguar se një kërcënim i mundshëm sigurie detyroi ekuipazhin e avionit të ndërmerrte veprim. Linja ajrore shkruante se pasagjerja sulmoi dhe kafshoi një anëtar të stafit.

Për sigurinë e klientëve dhe stafit, individi u imobilizua dhe avioni u ul në aeroportin e Charlotte, ku pritej nga autoritetet e rendit dhe të emergjencave. Ne lavdërojnë ekuipazhin për profesionalizmin dhe përpjekjet për mbrojtjen e njerëzve që ishin në bord”, shkruan American Airlines.

Drama e rrallë e fluturimit u dokumentua fillimisht në një video në rrjetin TikTok që u përhap më pas me shpejtësi në rrjetet sociale. Në të gruaja shihet që izoluar me ngjitëse në gojë e në gjoks, me gjymtyrët e lidhura pas sediljes. Por megjithë mbylljen e gojës ajo raportohet se kishte vijuar ofendimet vulgare gjatë gjithë fluturimit.

Disa media thonin se kur avioni u ul në Charlotte gruaja u shoqërua në spital për një vlerësim psikiatrik. Nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza kriminale.

FOTO GALERI
1/3
Një fluturim i linjave American Airlines u kthye në një dramë surreale kur një pasagjere e trazuar tentoi të hapte derën e avionit.

Top Channel