Gropat me naftë rrezikojnë fëmijët/ Zharrëz, dy fëmijë shpëtohen nga gjyshi. Ranë në naftën bruto

12/07/2021 15:13

Dy fëmijë kanë rrezikuar jetën në gropën e pusit të mbushur me naftë bruto.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në fshatin Zharrëz. Të miturit ishin duke luajtur, ndërsa kanë përfunduar në gropën e pusit të naftës me numër 489, pronë e kompanisë Albpetrol.

Fëmijët 5 dhe 8 vjeç janë shpëtuar nga gjyshi i tyre, i cili po punonte tokat. Një vit më parë shumë pranë gropës ku rrezikuan jetën dy të miturit, humbi jetën një e afërme e kësaj familjeje.

Megjithë kërkesat e vazhdueshme drejtuar kompanisë Albpetrol për izolimin e këtyre gropave, situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Drejtuesit e shoqatave ambientaliste i kanë kërkuar kompanisë rrethimin e këtyre gropave, pasi përbëjnë rrezik serioz për jetën e njerëzve.

Banorët thonë se shumë pranë shtëpive në fshatin Zharrëz ndodhen 12 gropa të mbushura me naftë bruto.

Top Channel