Goditën me sende të forta 25-vjeçarin dhe qëlluan me armë në ajër/ Arrestohet një nga autorët, në kërkim 2 të tjerë

12/07/2021 10:13
Foto Ilustruese

Një shtetas u arrestua dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi dyshohet se kanë plagosur një 25-vjeçar në Shijak.

Është arrestuar 52-vjeçari me iniciale A.K., ndërkohë që po kërkohet 20-vjeçari me iniciale Xh.K. dhe 22-vjeçari me iniciale K.K.

Sipas policisë, të tre personat kanë goditur me sende të forta 25-vjeçarin me iniciale D.Gj. , duke i shkaktuar plagë të lehta. Më pas të dyshuarit kanë qëlluar më armë zjarri në ajër.

Ndërkohë, policia e Durrësit njofton se ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale F.Ç, ndërkohë që po kërkon vëllanë e tij, pasi teksa u pyetën për ngjarjen e mësipërme, kundërshtuan forcat blu.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas dhe qëlluan me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, arrestohet njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerët.
Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve A. K., Xh. K. dhe K. K., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA