7 shkelësit kthehen mbrapsht në Kanada pas hyrjes ilegale në SHBA nga kopshti i librarisë (fotot)

12/07/2021 21:10

Shtatë njerëz u dërguan përsëri në Kanada kësaj jave pasi u kapën në video duke drejtuar makinat e tyre fruoristradë teksa shmangnin postbllokun duke kaluar në lëndinën e një librarie që të çon në territorin e SHBA.

Në pamje shiheshin automjetet që kalonin me shpejtësi në lëndinen para librarisë Haskell që është dhe shtëpi opere, thuajse duke u përplasur me një mjet tjetër për të hyrë në territorin e shtetit verior Vermont, i cili është i vendosur në kufirin mes Stanstead, Quebec, e qytezes amerikane Derby Line.

Agjentët kufitarë të SHBA u sinjalizuan për kalimin ilegal dhe u vunë në ndjekje të të dyshuarve në automjet. Ky i fundit u kap më vonë në autostradën Interstate 91.
Asnjë nga pasagjerët e mjetit nuk kishte dokumente të rregullta për të qëndruar në SHBA, sipas njoftimit të autoriteteve. Të dyshuarit ishin nga Kanadaja, Franca e Rumania, dhe autoritetet i kthyen në Kanada.

Incidenti ndodhi të dielën në sektorin kufitar Swanton, që është më i preferuari për kalimet ilegale të kufirit drejt SHBA nga Kanadaja.

Ndërsa libraria private Haskell është ndërtuar qëllimisht mbi kufirin mes vendeve në vitin 1904. Ajo është gati “e ndarë më dysh mes vendeve,” me shumicën e sallës së operas në anën amerikane, skena e së cilës gjendet në anën kanadeze.

FOTO GALERI
1/5
Kamerat e sigurise kapen kalimin ilegal

Top Channel