Kim Kardashian ka kërkuar një urdhër pesë-vjeçar mbrojtjeje për një mashkull që i dërgoi asaj një unazë diamanti.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, avokati i Kardashian, Shaën Holley tha se burri, Nicholas Costanza, kishte arritur dy herë në shtëpinë e saj në të kaluarën dhe i dërgoi “dhuratën” në një paketë që ekipi i saj i sigurisë kapi para se ajo të përfundonte në duart e yllit.

Gjykatësi i Los Angelos-it e urdhëroi Costanza-n të mbajë të paktën 100 metra larg yllit të Keeping Up With the Kardashians dhe të mos kontaktojë me të.

Problemet me përndjekësit nuk kanë fund për Kim pasi dhe më herët ajo kërkoi një urdhër mbrojtje për shkak të burri që e përndiqte prej muajsh, të quajtur Charles Peter Zelenoff.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA