Reparti i zjarrfikësve ka arritur të neutralizoje vatrat e zjarrit në afërsi me piken kufitare të Gerçarit.

Pas më shumë se 48 orësh nga shfaqja e zjarrit në shkurret dhe kullotat e Vermoshit është bërë e mundur lokalizimi dhe me pas shuarja e flakëve.

Kreu i Repartit te zjarrfikësve në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj thotë se në Vermosh vazhdojnë të qëndrojnë një automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të repartit për të mos lejuar riaktivizim të zjarreve.

“Situata është e qetë, zjarri është monitoruar dhe e kemi nën kontroll. Vatra të tjera zjarri aktive për momentin nuk ka. Deri tani janë djegur rreth 8 hektarë, por dëmi ekonomik është i vogël pasi sipërfaqja e djegur nuk ka pemë. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Zjarri sipas informacioneve tona është aksidental, por ne ja kemi referuar Prokurorisë këtë rast”, tha Hasaj.

Hasaj u shpreh se janë marrë të gjitha masat për monitorimin e vatrës së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA