Neymar: Dua ta mposht Messin, presidenti Bolsonaro: Brazili fiton 5-0 ndaj Argjentinës!

10/07/2021 00:53

Është momenti i shumë pritur, dy kombetaret mw të mëdha të kontinetit amerikano-jugor Argjentina kundër Brazilit do të përballen mes tyre në finalen e Kupës së Amerikës. Tango kundër Sambas, Messi përballë Neymar. Entuziazmi i kësaj sfide mes dy rivalve të përjetshëm është komentuar edhe nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili ka dhënë dhe parashikimin e tij për finalen që do të luhet Maracana.

“Dua ti them homologut tim argjentinas në lidhje me finalen që do të luajmë, suksesi do të jetë në anën tonë, madje më një rezultat të thellë 5-0.”

Për duelin ka folur edhe ylli kombëtares së Brazilit, Neymar. Ky i fundit do të sfidojë ish shokun e tij të skaudrës, Lionel Messin, me të cilin edhe pse nuk janë më në një ekip, raportet miqësore mes tyre vazhdojnë të jenë të afërta.

“Është e vështirë të harrosh qoftë edhe për një çast miqësinë që kam unë me Leon, por është si një lojë në play station, ku t’i kërkon ta mundësh mikun tënd. E njëjta gjë vlen edhe për këtë finale. Messi është miku im, por unë dua të fitoj trofeun e Kupës së Amerikës. Do të jetë një finale madhështore mes dy skaudrave që kanë shumë futbollsitë cilësorë.”

Top Channel