Moti i keq përfshinë Kosovën, Gjakova dhe Deçani ‘pushtohen’ nga stuhi breshëri

10/07/2021 09:48

Pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin, dje disa qytete të Kosovës u kapluan nga shiu e breshëri i madh.

Pas temperaturave të larta përvëluese që kanë mbizotëruar vendin, disa prej qyteteve të Kosovës ditën e djeshme ‘u pushtuan’ nga shiu e breshëri i madh.

Në Gjakovë e Deçan reshjet e shiut kanë bërë që një pjesë e rrugës të bllokohet, ndërsa si pasojë e vërshimeve, një numër i qytetarëve kanë mbetur të bllokuar.

Rrufe e vetëtima ka pasur edhe në malet e Istogut, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik në Kosovë ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Mediat Kosovare kanë publikuar pamjet në Gjakovë dhe Deçan, të ‘pushtuara’ nga shiu e breshëri.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA